Në një mesazh në “twitter” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkruan se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, gazetari Mentor Kikia u ndal në disa prej paragrafëve në deklaratën e publikuar nga DASH në të cilën përmenden shpesh aleatët. Kikia shprehet se ‘aleatëve’ mund ti përkojë emri i presidentit Meta.

Ndër të tjera, Kikia duket se e sheh këtë deklaratë më gjerësisht duke shtuar se rrezja e saj mund të jetë më e madhe deri në spastrim politik.

 

“Aty thuhet që ‘Në pozicionin e kryeministrit, ky ka shpërdoruar fondet e publikut për tu pasuruar, ai, familjarët e tij dhe aleatët e tij politikë.’ Pastaj, në një paragraf tjetër thuhet që ky është gati që të mbrojë veten, familjarët e tij dhe aleatët e tij politikë nga një hetim i pavarur dhe lufta anti-korrupsion. Tani… kush është ky aleat i tij? Unë s’i vë emër tjetër përveç Ilir Metës. Rrezja është e gjerë. A do hapë kjo letër një rreze të spastrimit politik?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *