E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Aleanca Popullore” tërhiqet nga listat

Kolegji Zgjedhor nuk arriti të marrë një vendim mbi kërkesë-padinë e Partisë Aleanca Popullore, e cila kishte kërkuar të vlerësonte si shkelje ligjore depozitimin e listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, pasi sipas saj, afati përfundimtar duhet të ishte 28 prilli dhe JO data pasuese.

 

Pamundësia për vendimmarrje erdhi pasi ankimuesi u tërhoq nga padia.

 

Reklamë

Shkak u bënë rrethanat e reja të krijuara pas dekretit të Presidentit, për një datë të re të zgjedhjeve, 25 Qershorin.

 

Por nëse KQZ nuk do të t’i japë mundësi Aleancës Popullore të regjistrojë listat e kandidatëve për deputetë, atëherë kjo forcë politike do t’i drejtohet sërish Kolegjit.

 

Shtyrja me një javë të datës së zgjedhjeve u mundësia pas marrëveshjes politike PS-PD, me qëllim përfshirjen e opozitës në garën elektorale. Sipas marrëveshjes data 26 Maj është afati i fundit që partitë opozitarë kanë të drejtë të regjistrojnë listën e kandidatëve për deputetë.

 

 

Më shumë video

Reklamë