E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Berisha prezanton koalicionin: Më i fuqishmi në 32 vite, përfaqëson shumicën absolute

Partia Demokratike e Shqipërisë ka prezantuar ditën e sotme koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Kreu i kësaj force politike, Sali Berisha e ka cilësuar koalicionin si më të fuqishmin në 32 vite.

Reklamë

Berisha: Është një nder i jashtëzakonshëm t’u drejtohem sot shqiptarëve së bashku me koalicionin më të fuqishëm që Shqipëria ka përjetuar në 32 vite.

Berisha thotë se ky është një moment historik, moment në të cilin kombi vendos të ndahet nga ajo që e cilëson “diktatura e dytë”.

Reklamë

Berisha: Kjo ditë është një ditë shumë e veçantë në historinë e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet. Në historinë e përpjekjeve të shqiptarëve për një Shqipëri të jetueshme. Për një Shqipëri ‘Made in Albania’. Për një Shqipëri Madhështore.

Kreu i PD tha se ky koalicion që paraqitet sot para shqiptarëve përfaqëson në distancë elitën politike dhe të gjithanshme të kombit shqiptar.

Berisha: Ky koalicion ka në gjirin e vet vajza dhe djem, burra dhe gra, qëndrestarë të pamposhtur, personalitete, patriotë dhe ekspertë të shquar të shkolluar në shkollat më të mira të Europës dhe botës. Ky koalicion ka të gjithë mendjen, të gjithë vullnetin, atdhetarinë dhe përkushtimin për të bërë Shqipërinë Madhështore.

Berisha tha se ky koalicion përfaqëson të gjithë interesat, shtresat, komunitetet e ndryshme të këtij kombi.

Koalicioni do të ketë 26 parti opozitare.

Partitë përbërëse të koalicionit janë:

  1. Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari, Prof. Dr. Sali Berisha.
  2. Partia e Lirisë, përfaqësuar nga Presidenti Ilir Metaj.
  3. Partia Republikane, përfaqësuar nga Kryetari Fatmir Mediu.
  4. Partia Demokristiane, përfaqësuar nga Kryetari Nard Ndoka.
  5. Partia Bashkim për të Drejtat e Njeiut, përfaqësuar nga Kryetari Vangjel Dule.
  6. Patia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë përfaqësuar nga Kryetari Agron Duka.
  7. Partia Kombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga Kryetari Kujtim Gjuzi.
  8. Partia Emigracioni Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Kostaq Papa.
  9. Partia Aleanca Arbnore Kombëtare, përfaqësuar nga Kryetari Gjet Ndoj.
  10. Partia Aleanca Europiane Ekologjike përfaqësuar nga Kryetari Sazan Guri.
  11. Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, përfaqësuar nga Kryetari Gjovalin Shqalshi.
  12. Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, përfaqësuar nga Kryetari Nikolin Staka.
  13. Partia Lëvizja e Legalitetit, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Axhani.
  14. Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Ylber Valteri.
  15. Partia Ora e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Zef Shtjefni.
  16. Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Mhill Gecaj.
  17. Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Dhimtër Muslia.
  18. Partia Fryma e Re Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari Sali Shehu.
  19. Partia Bashkimi Liberald Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Arian Starova.
  20. Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga Kryetari Adriatik Alimadhi.
  21. Partia Balli Kombëtar Demokrat, përfaqësuar nga Kryetari Artur Roshi.
  22. Partia Bashkimi Popullor I Pensionistëve Shqiptar përfaqësuar nga Kryetari Selami Jenishehri.
  23. Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryetari Rivelino Çuno.
  24. Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, përfaqësuar nga Kryetari Muharem Doda.
  25. Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, përfaqësuar nga Kryetari Vasil Sterjovski.
  26. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përfaqësuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë