Pas Tiranës dhe Durrësit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur me mbledhjen e firmave për rindërtimin e Teatrit edhe në qytetin e Shkodrës.

Të pranishëm për firmosjen e peticionit janë qytetarë dhe aktorë të Teatrit “Migjeni”.

Një ditë më parë, Aleanca ishte në Durrës, para Pallatit të Kulturës, ku dhjetëra qytetarë ishin grumbulluar për të firmosar peticionin, përmes së cilës kërkohet rindërtimi i godinës së Teatrit siç ishte.

Po ashtu, të premten, AMT protestoi sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku paralajmëroi se do të pengojnë punimet për ndërtimin e teatrit të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *