E enjte, 1 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Aleanca e Shqipërisë Madhështore”, Berisha: Tetë vende për aleatët në listat e garantuara

Partia Demokratike dhe 25 forca të tjera politike kanë krijuar “Aleancën për Shqipërinë madhështore” me të cilën do të garojnë në zgjedhjet parlamentare  të 11 majit.

Negociatat zgjaten deri mesnatën e 3 marsit dhe i fundit që firmosi marrëveshjen ishte kryetari i PDIU, Shpetim Idrizi. Sipas marrëveshjes mes Partisë Demokratike dhe aleatëve; Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta do të ketë 4 kandidatë në pjesën e sigurt të koalicionit; Fatmir Mediu, Angron Duka, Vangjel Dule e Shpëtim Idrizi.

Reklamë

Për të gjithë demokratët që janë skeptikë ndaj partive aleate; Sali Berisha theksoi se këto forca politike kanë votat e veta dhe elektoratin e vet.

“Një koalicion shumë i mirë u bë, natyrisht në këtë koalicion vërtet PD ka dhënë 8 vende në listat e garantuara, por demokratët dhe mbështetësit tanë duhet ta dinë se këto 26 parti në tërësinë e tyre përfaqësojnë herë-herë edhe një të tretën e elektoratit shqiptar”, tha Berisha.

Para gazetarëve, Berisha theksoi se qëllimi i PD ishte të krijohej një koalicion sa më i madh kundër qeverisë Rama duke përfshirë çdo parti pavarësisht mbështetjes në elektorat

 “Pavarësisht se të marra veçmas janë parti modeste në votat e tyre, por të marra së bashku kanë një elektorat qindra mijëra votash. Dhe unë u them se kjo është një fitore e vërtetë e aleancës për Shqipërinë Madhështore”, tha ai.

Në koalicionin prej 26 partish janë aleatët tradicionale dhe Partia Republikane; janë forcat politike me të cilat PD ka bërë betejë në 12 vitet e fundit si Partia e Lirisë, Partia Agrare, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.

Por në koalicionin e PD janë përfshirë edhe kryetar të partive që kryesisht janë bërë të njohur në 2019 kur morën mandatet që la Partia Demokratike; si Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri e Kostaq Papa.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë