Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi, e cila ra në prangat e policisë së kryeqytetit këtë të premte ka përfunduar në spital.

 

Brenda qelisë së paraburgimit ajo ka shfaqur probleme kardiake, një ditë pasi u arrestua për pastrim parash, fsheje të pasurisë dhe deklarime të rreme përballë oficerëve të policisë.

 

Alda Klosi u arrestua pasi pastruesja e shtëpisë së saj, Rozeta Dobi u rrëfye për 7 orë përpara hetuesve, duke e përmbysur historinë e grabitjes.

 

Dobi tha se 500 mijë eurot e gjetura dhe sekuestruara në shtëpinë e saj ia kishte dhënë pikërisht ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi në mirëbesim për t’ia ruajtur.

 

Ndërkohë Alda Klosi pritet të dalë te premten  përpara togave të zeza për caktimin e masës së sigurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *