Subscribe

Nje nga protagonistet kryesore te përplasjes ne sallën e kuvendit te Shqipërisë deputetja e Partisë Demokratike e qarkut te Lezhës Albina Deda, ka treguar detaje nga ajo cfare ka bere ne kuvend ne seancën e se enjtes. Sipas ligjvënëses demokrate goditja e Rames ishte një mesazh per kryeministrin nga zgjedhësit e saj. Por deputetja demokrate nuk ka arritur te dëgjoje se çfarë përgjigje ka dhëne kryeministri Edi Rama pas goditjes nga ana e saj me top letre te lagur. Pas Albina Dedes, ishin deputetet Gent Strazimiri dhe Bedri Hoxha, te cilët hodhën veze ne drejtim të Rames, por pa mundur ta godasin atë. Vete Deputeti Hoxha thotë se vezët nuk i kishte marre për të qëlluar njeri, por për të treguar rritjen e çmimeve.  Sipas Hoxhës, Parlamentit nuk mund t’i rikthehet normalitetit pa pranuar kërkesat e shtruara nga opozita.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *