E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Albin Kurti ul pagën e tij, do paguhet sa gjysma e Haradinajt

Një nga vendimet e para të ndërmarra nga qeveria e re e Albin Kurtit në Kosovë, ishte ulja e pages së anëtarëve të kabinetit qeverisës.

Në mbledhjen e dytë të qeverisë këtë të mërkurë, Kurti ka shfuqizuar vendimin e paraardhësit të tij Haradinaj, i cili dy vite më parë i kishte rritur pagat e zyrtarëve qeveritarë100 për qind.

Sipas vendimit të Haradinajt, kryeministrit i rritej paga nga 1500, në 2950 euro.

Rritje kishte edhe për ministrat dhe zyrtaret e tjere te larte.

Reklamë

 

 “Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik”, – ka deklaruar kryeministri Kurti gjatë mbledhjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë