E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 55 minuta më parë
Video · Kosova

Albin Kurti: Thaçi-Mustafa, do ikin si Jabllanoviç

Protestat e opozitës në Kosovë do të vijojnë deri në rrëzimin e qeverisë Mustafa-Thaçi. Kështu është shprehur ish-kreu i lëvizjes Vetëvendosje në intervistën e tij të parë pas daljes nga burgu dhe zëvendësimit të masës me arrest shtëpie. Kurti tha se për këtë koalicion tre partitë opozitare do të përsërisin skenarin e Jabllanoviç. Kurti është ndalur edhe te argumentimi ligjor i Gjykatës Kushtetuese për bashkësinë e komunave serbe, duke e cilësuar si një legjitimim të kauzës së opozitës. I pyetur për opsionin që përflitet prej kohësh për Hashim Thaçin si president i ardhshëm i Kosovës, Kurti tha se nëse një gjë e tillë do të ndodhe, atëherë do të ishte një çmenduri. Albin Kurti është ndaluar dhe te protesta e radhës e opozitës me 9 janar. Ai tha se tubimi do të jetë paqësor dhe festiv, ndërsa shtoi se protestat do të shtrihen në të gjithë territorin e vendit.

 

 

Më shumë video

Reklamë