Ka përfunduar takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic. Ky ka qenë takimi i parë i tyre në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Raundi i ri i dialogut pritet të mbahet në muajin korrik.

Pas takimit, presidenti i Serbisë, Vuçic tha se nuk ka rënë dakord me Kurtin “absolutisht për asgjë”.

“Ata erdhën që të merren vesh për asgjë, absolutisht për asgjë. Ai shpertheu kur i thash qe nuk do ta njoh asnjehere Kosoven”, u tha gazetarëve Vuçici pas takimit me Kurtin.

Vuçic ka thënë se pala e Kosovës nuk dëshiron të plotësojë marrëveshjet që kanë nënshkruar.

“Pra, nuk dëshirojnë fare të bisedojnë për Asociacionin e Kosovës. Së dyti, ata kërkuan me urgjencë dhe menjëherë të dëgjojnë se kur do ta pranojmë Kosovën e pavarur dhe së treti, ata i quajnë incidente dhe provokime faktin që serbët dëshirojnë të marrin pjesë në liturgjitë në kishat e tyre, sepse tokat për ato kisha janë dhënë mbase në kohën e pushtetit të Slobodan Milosheviqit”, ka thënë Vuçic.

Ky takim u ndërmjetësua nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak/ R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *