E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Albin Kurti shpall vettingun: Drejtësia duhet pastruar nga njerëzit e korruptuar

Vitin e ardhshëm edhe në Kosovë do të nisë procesi i vettingut. Në mbledhjen e kësaj të mërkure, qeveria prezantoi draft dokumentin për reformën në drejtësi i cili do të bazohet në amendamentet kushtetuese por mund të kërkojë edhe ndryshime ligjore.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINSTER I KOSOVES

 

“Gjyqësori duhet të jetë i pavarur, jo vetëm në formë por edhe në përmbajtje. Në mënyrë që sistemi gjyqësor dhe prokuruorial të veprojë drejt është e nevojshme që në të gjitha nivelet të ketë njerëz profesionistë dhe me integritet.”

 

Ndërkaq ministrja e drejtËsisë, Albulena Haxhiu deklaroi se procesi do të marrë të paktën 5 vjet kohë.

 

ALBULENA HAXHIU

MINISTRE E DREJTESISE, KOSOVE

 

“Duke marrë parasysh se grupet parlamentare në Kuvend e kanë pasur edhe në fushatën zgjedhore vettingun në sistemin e drejtësisë, unë besoj që si qeveri do të marrim mbështetjen edhe të opozitës…planifikohet që i gjithë ky proces të nisë në vitin e ardhshëm dhe të përfundojë brenda periudhës pesë vjeçare.”

 

Për realizimin e këtij procesi, ekzistojnë dy propozime, njëri përmes

ndryshimit të Kushtetutës dhe tjetri, me ligjet ekzistuese. Për të parën është e domosdoshme shumica parlamentare ose dy të tretat e votave të 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe dy të tretat e votave të 20 deputetëve të komuniteteve joshumicë.

Më shumë video