Subscribe

Kosova kërkon hapjen e arkivave për zbardhjen e plot të personave të pagjetur.

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se tashmë ka ardhur momenti që Serbia të ndihmojë për të hedhur dritë  mbi vërtetën e gjenocidit të kryer në Kosovë dhe Bosnjë.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISËR I KOSOVËS

“Ne i kemi arkivat e shtetit tonë, të cilat i përfshijnë edhe ato gjatë luftës dhe të gjitha dëshmitë dhe materialet që janë të UÇK-së. Ne jemi shumë të hapur e transparent.Vrasjet në Kosovë, varrosjet e atyre të vrarëve në masakra, pastaj varrosjet në Serbi e zhvarrosjet prej andej nuk janë bërë nga qytetarët serbë por janë bërë nga shteti i Serbisë në mënyrë të organizuar dhe të gjitha këto duhet të hapen një orë e më parë. Gjenocidi në Bosnjë dhe në Kosovë kërkojnë që të zbardhet e vërteta, që të dihen edhe urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit dhe para së gjithash të merret vesh fati i atyre që na mungojnë”

 

Në çdo takim me ndërkombetarët zyrtarët e Prishtinës do të kërkojnë hapjen e arkivave në Beograd.

 

“Në çdo forum ndërkombëtar ne duhet të kemi kryefjalë hapjen e arkivave atje, meqenëse ne kemi dukurinë që pasi lirohen nga Tribunali i Hagës kriminelët e luftës, ata bëhen profesorë në Akademinë ushtarake. Është tejet e rëndësishme që ne ta themi të vërteten dhe ta synojmë të drejtën pa e paramenduar gatishmërinë, apo përmasën e gatishmërisë eventuale të Serbisë.”

 

Sipas Prishtinës zyrtarë, janë ende 1630 persona të pagjetur qe jane zhdukur gjate luftes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *