E martë, 10 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:20 Në vijim ora 03:20: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Albin Kurti refuzon për herë të tretë Thaçin: Gëzuar 2020…

Albin Kurti ka refuzuar sërish thirrjen e Presidentit Thaci për tu takuar ditën e martë.

Lideri i Vetevendosje iu përgjigj për herë të trete negativisht kërkesës për takim nga kreu i shtetit.

Thaci e ftoi Kurtin për herë të trete publikisht që të takoheshin në presidencë në mënyrë që lideri i “VV” të mandatohej për formimin e qeverisë.

 

Reklamë

“Ju faleminderit per ftesen. Fatkeqësisht nuk do të kem mundësi të vij në takim nesër ( të martë) në orën 10:00″. Gezuar 2020, iu përgjigj Kurti mes të tjerash Presidentit Thaci.

 

Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve me Vetevendosje ende nuk ka gjetur një marrëveshje me partine e dytë të dalë nga zgjedhjet e tetorit, LDK-në e Isa Mustafës duke e futur në ngërc krijimin e qeverisë së re në Kosovë.

Këtë të hënë ka pasur edhe një takim mes ambaasadorit amerikan në Prishtinë, Kosnet dhe liderit të LDK, Isa Mustafa pikërisht për qeverinë e re.

Më shumë video

Reklamë