Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë si vëzhgues në takimin e radhës të “Open Balkan”, që pritet të mbahet në ohër, më 7 dhe 8 qershor.

 

Kurti theksoi se Prishtina do të mbetet e angazhuar plotësisht vetëm në procesin e Berlinit.

 

Kryeministri i bëri thirrje Kovaçevskit të punojnë bashkë për të parandaluar Serbinë që të promovojë interesat ruse dhe kineze në rajon.

 

Ndryshe nga Albin Kurti, kryeministri malazez Dritan Abazoviç ka pranuar të marrë pjesë në takimin e “Open Balkan”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *