E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Albin Kurti prezanton platformën

Lëvizja Vetëvendosje mban zgjedhjet për kryetar, pas krizës së thellë që ka përfshirë këtë subjekt politik që nga formimi i tij. Kandidati i vetëm për kryetar, Albin Kurti, ka prezantuar platformën para anëtareve dhe aktivistëve të kësaj partie.

 

Ai u ndal në themelet e Vetëvendosjes, të cilat janë emri, program zhvillimor, si dhe statuti e zhvillimi i kësaj lëvizjeje, që sipas tij fal dhe kërkon falje.

 

Reklamë

Kurti gjithashtu u shpreh se ish-kreu i Vetëvendosjes i cili dha dorëheqjen, Visar Ymeri, ka dhënë një kontribut të madh në lëvizje.

 

Kurti shprehu keqardhjen që nuk ka një kundërshtar për zgjedhjet e 21 janarit.

 

Lëvizja Vetëvendosje është përballur me dorëheqje të shumta kohët e fundit nga mbështetës dhe deputetë të saj.

 

Në prezantim, nga 32 deputetë të këtij subjekti politik, ishin vetëm gjysma e tyre.

 

Deputetët e dorëhequr kanë kërkuar moskandidimin e Albin Kurtit në zgjedhjet e 21 janarit për kreun e partisë.

 

Por Kurti i bëri thirrje anëtarëve të Vetëvendosjes se nuk duhet të humbin kohë duke u marrë me kundërshtarët, por me qytetarët e Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë