Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përshëndeti letrën e dhjetëra politikanëve amerikanë e evropianë te zyrtarët e lartë në Bruksel, Uashington dhe Londër, përmes së cilës u kërkua ndryshimi i qasjes ndaj Kosovës dhe Serbisë.

 

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës këtë të mërkurë, Kurti tha se nënshkruesit e letrës shprehën mbështetjen e tyre për Kosovën dhe kërkuan qasje më të ashpër ndaj Serbisë dhe rrezikut që veprimet e saj paraqesin për rajonin.

 

ALBI KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Ne u jemi falënderues të gjithë përfaqësuesve politikë që i janë bashkuar kësaj thirrjeje të përbashkët, e mirëpresim secilin nënshkrim dhe mbështetje të radhës. Ky lloj i mbështetjes na e përforcon përkushtimin tonë për shtensionim të plotë të situatës në katër komunat në veri të Kosovës, angazhimin për demokraci dhe bindjen për ligjshmëri dhe kushtetutshmëri”

 

Në fillim të kësaj jave, deputetja britanike Alicia Kearns, publikoi letrën, të cilën sipas saj e kanë nënshkruar 56 deputetë dhe dhjetë kryetarë të komiteteve për punë të jashtme. Mes tyre edhe a ii Ukrainës pabarësisht mosnjohjes së kësaj të fundit ndaj Kosovës si shtet i pavarur.

 

Kjo letër iu dërgua shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell, kryediplomatit amerikan, Antony Blinken, dhe atij britanik James Cleverly.

 

Në letër thuhet se Kosova është përballur me pasoja të mëdha pas përpjekjeve të kryetarëve që të hyjnë në zyrat e tyre në veri të Kosovës, ndryshe nga Serbia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *