Pas akuzave të përsëritura nga opozita mbi reciprocitetin, kryeministri Albin Kurti është përgjigjur në kuvend duke thënë se masa do vendoset por qeveria duhet të përgatitet mirë që të mos dështojë në zbatim.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

 “Ne do ta zbatojmë reciprocitetin në kohën kur do të jemi të përgatitur për zbatim të plotë të tij. Kjo është çështje e qeverisë tonë dhe kjo do të bëhet. Dikujt mund të mos i pëlqej por ne këtë do ta bëjmë. Sa për votat e opozitës për, edhe në këtë aspekt nuk kam nevojë, siç e dini. Është e domosdoshme që ne të përgatitemi që mos të dështojmë në zbatim. Pse ne mund të dështojmë në zbatim, sepse jemi qeveria e parë e cila merremi me reciprocitetin.”

 

Kreu i qeverisë ka komentuar edhe kritikat për deklaratën e tij në Bruksel mbi kriminelët e luftës në rajon, duke thënë se problemi më i madh i opozitës është paaftësia për të bërë kritika.

 

“Unë kam folur pafudn për kriminelët e luftës dhe kriminelët e paqes, Serbia dhe Brukseli e dinë shumë mirë se për kë e kam patur fjalën. Nuk besoj se ka luftëtarë të UCK që janë kriminelë të luftës, por të tillë mund të ketë edhe në veri të Mitrovicës, Bosnjës etjj. Darka nuk ishte bilaterale por shumëpalëshe prandaj kam përgjithësuar rajonin. ”

 

Një tjetër çështje që nxiti përplasje mes mazhorancës e opozitës ishte kërkesa e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvndosje për të shkarkuar bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *