Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 June 2026
Vizion fokus

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin

E rëndë në Francë/ Dy të mitur humbën jetën...

Bisedimet në Gjenevë/ Irani: Nuk negociuam për programin bërthamor

Izraeli zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut të Shin...

Peskov: Largimi i Starmer nuk do të rregullojë raportet...

Ish-bashkëpunëtori i kryeministrit Sanchez dënohet me 24 vite burg...

Takimi me Ramën, Macron: Shqipëria ka mbështetjen e Francës...

Përfundon takimi në “Elysee”! Të kapur dorë për dore,...

Qeveria hungareze paralajmëron shkarkimin e presidentit dhe reforma kushtetuese

Tragjedi në një qendër arsimore në Indi, 15 persona...

Albin Kurti paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses për çështjen e mandatarit

22 Prill 22:21

Kryeministri në detyrë i Republikës se Kosovës, njëherit lider i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se takimi i presidentit të Kosovës më liderët e partive politike, është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se “formalizimi i deklarimeve të sotme pa dyshim do të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese”.

“Vullnetin e shprehur me votë nga qytetarët po përpiqet që ta mbyll (v.j. presidenti Thaçi) me një dekret anti-kushtetues, ku do të përjashtojë partinë e parë fituese të zgjedhjeve. Nga roli unifikues dhe kompetencat që ja parashtron Kushtetuta, presidenti sot doli në ilegalitet. Andaj formalizmi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese pa dyshim”, tha Kurti.

Komentet e Kurtit vijnë pas takimit që Presidneti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me liderët e partive politike, përshirë këtu edhe përfaqësuesen e Lëvizjes Vetëvendosje, në përpjekje të gjetjes së zgjidhjes për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Mbi bazën deklarimeve të përfaqësuesve të partive politike, Thaçi tha se do t’ia japë mandatin për formimin e qeverisë partisë që garanton shumicën në kuvend. Kështu që në ditët e ardhshme, ka thënë ai, Kosova do të ketë qeveri te re dhe nuk do të ketë zgjedhje të reja.

Qeveria e Kosovës, e formuar mbi bazën e koalicionit në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, u votua në kuvend më 3 shkurt. Por, ende pa i mbushur dy muaj, këto parti nuk arritën të vazhdojnë koalicionin, çka u pasua me mocionin e mosbesimit, të ngritur nga Lidhja Demokratike te Kosovës dhe të votuar edhe nga opozita, më 25 mars, 2020.

Që nga atëherë, Qeveria e Kosovës, sipas Kushtetutës është në dorëheqje, përkatësisht në detyrë./.R.E.L

Posted Under:
Kosova Kryesoret Politike
Tagged:
kosove kurti qeveri

Nga e njëjta kategori

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin grumbullimin

më shumë...

Takimi me Ramën, Macron: Shqipëria ka mbështetjen e Francës në rrugën drejt BE!

më shumë...

Përfundon takimi në “Elysee”! Të kapur dorë për dore, Rama dhe Macron dalin të buzëqeshur (VIDEO)

më shumë...

PD: Ndërhyni në treg për euron! Deputetët e opozitës kërkojnë masa konkrete nga qeveria dhe Banka e Shqipërisë

më shumë...

One thought on “Albin Kurti paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses për çështjen e mandatarit”

  1. shkurt2014 says:
    April 23, 2020 at 9:05 am

    Kjo eshte zgjidhja e vetme qe te shpetoje Kosova e populli I Kosoves,nga grabitqarte e vjeter te partive te dalura bojet tane me para popullit.Inicuesi kryesor I gjithe ktyre te kqiave eshte hashim taci e isa I ldk,me ta edhe patrioti.Pore ksaje radhe populli I ka kryqzuar keqasi kta komandues te ktyre 3 partive.ju ka vene para syve vijat e kuqe,ku ju thote guxoni e shkelni po te doni,hakmarrja do jete e ashper ndaj atyre qe kerkojne destabilizimin e vendit.Pranda kta duke e ditur veten se jane te mbytur,llum rrezuan qeverine e dalur nga votat e popullit,ishte qeveria e vetme qe munde te bente te funksiononin te gjitha istitucionet shtetrore,ne zbatimin me rigorozitet te ligjeve,ne vecanti Drejtesia e munguar prej sa vitesh ne Republiken e Kosoves.Pranda alternative kryesore per zgjidhjen paqsore,eshte gjykata Kushtetuese,e cila vendose fatin rreal per te ardhmen e Kosoves,e popullit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

7:11

Dita e 23-të e protestës, qytetarët nisin...

6:55

E rëndë në Francë/ Dy të mitur...

6:50

Bisedimet në Gjenevë/ Irani: Nuk negociuam për...

5:59

Izraeli zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut...

5:48

Peskov: Largimi i Starmer nuk do të...

5:29

Ish-bashkëpunëtori i kryeministrit Sanchez dënohet me 24...

5:20

Takimi me Ramën, Macron: Shqipëria ka mbështetjen...

5:08

Përfundon takimi në “Elysee”! Të kapur dorë...

5:00

Qeveria hungareze paralajmëron shkarkimin e presidentit dhe...

4:51

Parashikimi i motit për ditën e martë,...

4:46

Tragjedi në një qendër arsimore në Indi,...

4:23

Vance: Përparim në planin për marrëveshjen finale...

4:15

SHBA-të heqin sanksionet ndaj naftës iraniane

4:02

Mjeti bujqësor del nga rruga në Pogradec,...

3:39

Gjendet në përrua i pajetë një 65-vjeçar...

2:44

36-vjeçari i vë flakën një mjeti dhe...

2:42

PD: Ndërhyni në treg për euron! Deputetët...

2:28

E djathta në Kolumbi fiton zgjedhjet, Abelardo...

2:02

Sherr mes çiftit, burri godet me thikë...

1:55

Rama pritet nga Macron në Pallatin Elysse,...

Më të klikuarat

  • Ndryshime në Policinë e Shkodrës, largohet Gentian Berberi...
  • Denis Çumani Vranë 45-vjeçarin pas sherrit për një vajzë, arrestohen pas...
  • Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën dy vajza nga Koso...
  • Dyfishohet taksa e pronës! Pipiria: Operacionet e SPAK, a do...
  • Ja si do të “shfryhet” trafiku në Tiranë-Durrës? Gjobë kush...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.