E martë, 22 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Albin Kurti nuk tërhiqet: Vetëm reciprocitet

Pavaresisht apelit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ndaj Kosoves per heqje te menjehershme te takses per produktet serbe Kryeministri Albin Kurti, kembengul  se reciprociteti eshte zgjidhja e vetme.

 

ALBIN KURTI

 

Reklamë

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

Reciprociteti do të ndodhë, sepse ne kemi vendosur të sillemi si shtet i pavarur. ashtu siç jemi dhe jemi shpallur. Reciprociteti është vlerë barazie, pasi të jetë masë kundërvënie. Ne duhet të ndihmojmë biznesin vendës në mënyrë që të rritët punësimi dhe zhvillimi.

 

Shefi i ekzekutivit ne aktivitetin e organizuar nga dhoma e biznesit të Kosovës tha se duhet të largohen të gjitha barrierat tregtare si me Shqipërinë ashtu edhe Maqedoninë e Veriut.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

Me Shqipërinë do të donim të kishim më shumë bashkëveprim. Barrierat me Shqipërinë tejkalojnë dallimet tona në dialekt. Ka anomali të shumta në marrëdhëniet tona. Me Maqedoninë e Veriut, po ashtu kemi pengesa.

 

Kryeministri shtoi se Kosova ka bilanc negativ tregtar me të gjitha vendet e CEFT-as.

Më shumë video

Reklamë