Subscribe

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk tërhiqet nga reciprociteti me Serbinë. Gjatë fjalës së tij në seancën e jashtëzakonshme për raportet Kosovë-SHBA, Kurti theksoi se po kërkohet arritja e një marrëveshjeje të fshehtë Prishtinë-Beograd dhe heqja e reciprocitetit e rrëzimi i qeverisë së re.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

Mbajtja e tarifës 100 sic është pa reciprocitet është pozicion ekstrem. Edhe heqja e menjëhershme e taksës po ashtu është pozicion ekstrem… Nuk bëhet fjalë për heqje të tarifës e për fillim të dialogut kjo është gënjeshtër. Bëhet fjalë për heqje të tarifës e përmbyllje të dialogt me një marrëveshje të gatshme. Midis 2 presidentëve unë jam i bindur që ka një marrëveshje. Dhe ajo që po kërkohet është të thyhet qeveria e kosovës, të thyhem unë si kryeministër, në mënyrë që të marrë fuqi ai që në emër të kosovës në negociata sekrete ka bërë marrëveshje, jo për të filluar dialog, por për të mbyllur të gjitha mundësitë për dialog.

 

Kurti madje kritikoi presidentin Hashim Thaçin, duke thënë se shkoi në Washington dhe u kthye pa marrëveshje, ndërsa la të kuptohet se Kosovës i duhet një President i ri.

 

 

“Të shkosh në shtëpi të bardhë si president i republikës, të qëndosh disa ditë, të mos e takosh presidentin e as presidentin amerikan,e të kthehesh pa marrëveshje, është “debakël”. Çfarë shpenzojmë ne me kët president që pëson këso tështimet. Të ishin të tij, do ia bënim kollaj por i bën në emrin tonë, por mbase sic kemi qeveri të re duhet të kemi dhe president të ri.”

 

Kritikat drejtuar Thaçit vijnë disa orë pasi presidenti i konsideroi më shqetësuese se kurrë zhvillimet e Kosovës.

 

HASHIM THAÇI

 

PRESIDENT I KOSOVES

 

Fatkeqësisht edhe pse kryeministri Kurti dhe kryetari i VV-së kishte konfirmuar pjesëmarrjen, 5 minuta para fillimit e ka anuluar. Por përsëri në shërbim të obligimeve kushtetuese e kombëtare, edhe dje e kam ftuar që të takohemi dhe të bisedojmë për zhvillimet e reja, që janë dramatike dhe shqetësuese për Kosovën. Ma tepër dramatike se çdo zhvillim. Edhe sot përsëri kishte refuzim për të ardhur në takim, në tri mundësi.

Megjithatë Thaçi u shpreh optimist se Kryeministri do të gjej kohë për t’u takuar, per te parandaluar ndonjë vendimmarrje të papritur për qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *