Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar takimin dypalësh me Edi Ramën, gjatë turit që kryeministri i Shqipërisë do të bëjë në rajon.

 

Në një deklaratë për mediat, Kurti theksoi se nuk do të ketë asnjë takim mes tij dhe Ramës, nëse më parë nuk zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, që u anulua në 13 qershor.

 

ALBIN KURTI

KRYEMINISTER I KOSOVES

“Unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama se meqë do të vijë e do të qëndrojë dy ditë e një natë në Prishtinë, që ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive e cila u anulua paarsyeshëm, ndonëse ishte paraparë muaj më parë për datën 14 qershor në Gjakovë. Pra, edhe njëherë unë jam i gatshëm të takohem me kryeministrin Edi Rama në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo pa atë mbledhje”

 

Gjatë konferencës, Kurti foli edhe për takimin e gjatë që pati një ditë më parë me të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak.

 

 

Takimin e kam filluar me vërejtjen time me theksimin tim që masat ndaj Kosovës janë të padrejta në vend që të thuhet se janë të përkoshme meqs Kosova nuk mban asnjë faj as për eskalim as për mosnormalizim të raportit.

 

Kreu i qeverisë së Kosovës përsëriti gatishmërinë për qetësimin e situatës dhe rikthimin në dialog, por siç tha ai vetëm përmes vlerave europiane.

 

“Nga Lajcak kam kërkuar që marrëdhëniet me serbinë ato të fqinjësisë duhet të behen duke mos i braktisur vlerat europiane. Pikënisja duhet të jetë test i vlervae europiane prandaj në këtë aspekt kam kërkuar dje qëajo që është në marrëveshjen bazike të fugurojë edhe në sekuencën e zbatimit. Pra të mos kemi dicka që ta lëm anash.”

 

Kryeministri i Kosovës theksoi gjithashtu se kryetarët aktualë të komunave nuk mund të largohen nga objektet komunale me asnjë mënyrë tjetër, përveçse me zgjedhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *