Kryeministri në largim i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk do t’ia dorëzojë detyrën Avdullah Hotit pasi e konsideroi qeverinë e këtij të fundit, të paligjshme.

ALBIN KURTI KRYEMINISTER NE LARGIM I KOSOVES

 “Kjo qeveri është e paligjshme. Kjo është qeveria koti. Ne jemi qeveria alternative. Nesër, nuk do ta bëj pranim-dorëzimin sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova, ndërkohë që edhe u dorëzua te presidenti. Ne vazhdojmë betejën. Do të kthehemi përsëri e shumë shpejt”.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje e konsideroi të papranueshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi për të mandatuar Avdullah Hotin si kryeministër.

“Aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese është i papranueshëm. Me atë vendim ata kanë bërë agresion mbi Kushtetutën e Republikës dhe kanë zhvlerësuar vetën e tyre si Gjykatë”

Ceremonia e marrjes së detyrës së kryeministrit nga Avdullah Hoti do të mbahet paraditen e 4 qershorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *