Subscribe

Në forumin e paqes të mbajtur në Paris kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vënë theksin te marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Ai ka përsëritur se njohja mbetet zgjidhja e vetme për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

“Sapo të normalizojmë marrëdhëniet me njohjen de facto dhe de jure do të jetë më mirë për të gjithë. Po them de jure dhe de facto sepse për shembull Serbia e njeh Bosnjën de jure, por jo de fakto, sepse ka marrëdhënie të veçanta me Republikën Sërpska, e cila përdor të drejtën e vetos për të minuar shtet ndërtimin demokratik të Bosnje e Hercegovinës. Dhe në rastin e Kosovës, Serbia na njeh de facto në kaq shumë aspekte, por jo de jure. E di që të drejtat e pakicave nuk mund të jenë identike, por dis-balancat e mëdha ndërmjet të drejtave të pakicave në të gjithë rajonin shkaktojnë herë pas here tensione.”

 

I pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve, Kurti ka deklaruar se nuk ka asnjë mundësi që kjo të ndodhë.

 

“Ashtu si Moska është e palumtur me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, edhe Beogradi nuk është i lumtur me shpërbërjen e Jugosllavisë që vetë e shkaktoi. Jetojmë në kohë kur ky projekti i shkëmbimit të territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur dhe e shoh këtë Shpesh kur dëgjoj presidentin serb të flasë publikisht. Njerëzit që kanë ëndërruar për shkëmbime kufijsh e kane te vështirë te heqin dorë nga nostalgjia dhe të marrin pjesë në zgjidhje demokratike dhe evropiane.”

 

Lidhur me integrimin e rajonit kryeministri Albin Kurti deklaroi se beson zotimet presidentes së komisionit Europian, Urula von der Leyen, dhe presidentit te këshillit Europian, Charles Michel, se 2030-ta është viti kur BE dhe Ballkani Perëndimor bëhen bashkë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *