E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:35 Në vijim ora 00:35: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Albin Kurti në Tiranë, mbështetje protestës së studentëve e pedagogëve

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka dalë në mbështetje të grevës së nisur nga pedagogët dhe studentët e disa prej fakulteteve të vendit.

 

Kurti ka qenë këtë të hënë në Fakultetin e Shkencave Sociale ku i inkurajoi pedagogët dhe studetnët që të vijojnë qëndresën.

 

Reklamë

Ai tha se protesta është mëse e drejtë ndërsa theksoi se fitoret në histori kanë ardhur nga qëndresat.

 

“Fitoret në histori në shoqëri vijnë nga qëndresa. Protesta e studentëve e drejtë kur pedagogët janë më ta. Në Kosovë i kemi ndjekur protestat tuaja. Kundër privilegjeve që kanë të pasurit”

 

Kurti theksoi gjithashtu se arsimi nuk është luks dhe se e ardhmja e shoqërisë shqiptare po vihet në pikëpyetje.

Më shumë video

Reklamë