E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Albin Kurti në krye të Vetëvendosjes

Albin Kurti, kandidati i vetëm në garën për kreun e Vetëvendosjes është rizgjedhur në krye të saj me rreth 99% të votave. Komisioni i Përgjithshëm zgjedhor i partisë, në një konferencë për shtyp, ka pohuar se procesi zgjedhor i mbajtur dje ishte më i miri i organizuar ndonjëherë.

 

 “Në zgjedhjet për kryetar të vitit 2015, kanë marrë pjesë në votim 5mijë e 350 anëtarë nga 19 mijë e 576 anëtar në total. Pra përqindja e pjesëmarrjes në zgjedhjet e 2015- tës ka qenë 27.43 për qind. Zgjedhjet e djeshme të këtij viti, për kryetar të VV-së kanë përmirësime të dukshme, në raport me vitin 2015 sa i përket menaxhimit të procesit dhe pjesëmarrjes. Për shkak  të fuqizimit të strukturave tona dhe përvojës së shtuar,  i gjithë votimi u mbajt në një ditë të vetme brenda dhe jashtë Kosovës.”

 

Reklamë

Rustemi theksoi se numri i anëtarëve që kanë votuar dje është rritur pothuajse me 100 përqind në krahasim me zgjedhjet e mbajtura dy vjet më parë kur ne krye të Vetëvendosjes erdhi Visar Ymeri.

 

Më pak se 1 përqind e aktivistëve të kësaj force politike votuan kundër themeluesit te saj. Por të dorëhequrit nga partia nuk u benë pjesë e votimit. Në mesin e tyre ishin Visar Ymeri, Dardan Molliqaj e Dardan Sejdiu.

 

Që nga themelimi i saj lëvizja VV po kalon krizën më të thellë politike pas kundërshtimeve që shumë prej anëtarëve të saj kanë patur me kryetarin e rizgjedhur.

Më shumë video

Reklamë