Subscribe

Katër deputete te opozitës ne Kosove, qe u përfshinë ne incidentet ne seancën e javës se shkuar ne parlament, dolën kete te marte përpara gjykatës ne Prishtine. Ish-lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe deputetet Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi e Faton Topalli hodhën poshtë akuzat per dëmtim te pronës publike, pengim te zyrtareve ne kryerjen e detyrës dhe përdorim mjetesh piroteknike, pas hedhjes se gazit lotjselles ne kuvend. Albin Kurti hodhi akuza ndaj sistemit te drejtësisë. Dhuna ne kuvend u denua ashpër nga ndërkombëtaret dhe ambasadori amerikan ne Kosove duke iu kthyer deklaratës se tij, sqaroi nuk do te kërkoje falje per kete.

“Nuk do të kërkoj ndjesë për mbështetjen e demokracisë dhe jo dhunës në Kosovë. Mbeshtes qëndrimin se nuk ka vend në demokraci për gaz lotsjellës dhe forma te tjera të dhunës, si mjete politike dhe do të vazhdoj të ushtrojë të drejtën time të shprehjes mbi ata që përpiqen të dëmtojnë rrugën e demokracisë në Kosovë”.

Ne nje tryeze per luftën kundër korrupsionit diplomati amerikan komentoi edhe peticionin e firmosur kundër tij, duke deklaruar se është i lumtur qe gjendet ne nje vend ku garantohet liria e shprehjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.