Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë një hap të papritur, duke kërkuar që të premten të mblidhet Kuvendi për të votuar qeverinë e re. Kurti ka nisur një njoftim për mediat kosovare, ku i bën me dije për kërkesën e tyre.

 

“Kërkesa e kandidatit për Kryeministër, z. Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shkruhet në njoftim.

 

Kjo ishte një lëvizje e beftë nga ana e Kurtit, për sa kohë që nuk ka ende një marrëveshje me LDK për koalicionin qeverisës. Nga ana tejtër, Isa Mustafa është shprehur për mediat kosovare se ekziston hapësira që të krijohet qeveria e re.

 

“Nuk jemi asnjëra palë që ndërrojmë mendje, ka hapësirë që të bëhet qeveria, sepse ajo që kemi kërkuar nuk kemi kërkuar si kusht që të heqim dorë, sepse nuk e kemi konsideruar si tepër atë, por, kemi konsideruar se kemi bërë kompromise sepse kemi hjekur dorë që ajo të mos jetë katër vite por të jetë dy vite.”

 

Pak ditë më parë Kurti dhe Mustafa u takuan edhe me ambasadorët e QUINT-it për të arritur marrëveshjen, por pa asnjë rezultat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *