E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Albin Kurti dhe Vuçiç fiksojnë takimin e radhës mes tyre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të takohen me 19 korrik në Bruksel, për të vijuar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Data e takimit është bërë e ditur nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i cili theksoi se takimi i nivelit të lartë do të fokusohet në diskutimin për progresin e arritur dhe për hapat e ardhshëm në dialog.

 

Reklamë

Kjo është perballja e dytë mes Kurtit dhe Vuçic në Bruksel, pasi dy udheheqësit u takuan për herë të parë më 15 qershor, ku prezantuan objektivat e tyre.

 

Dy liderat njoftuan  se gjatë atij takimi ata nuk kishin rene dakord për asnjë pikë.

Më shumë video

Reklamë