Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme në veri mund të mbahen, por  fillimisht  sipas tij ekstremistet  e dhunshëm  në veri duhet të përballen me ligjin.

 

“Kryetarët që fituan zgjedhjet e 23 prillit kanë legjitimitet të vogël, për shkak të pjesëmarrjes së vogël. Ne kemi bërë thirrje që të merrnin pjesë të gjithë, por Beogradi zyrtar kërcënoi, bëri presion dhe intimidoi serbët për të mos marrë pjesë. Këta kryetarë kanë legjitimet të vogël, por janë të vetmit të ligjshëm. Para se të kemi zgjedhje të parakohshme, duhet të kemi sundimin e ligjit në vend, që këta banditë, ekstremistë të dhunshëm që u paraqitën të jenë para ligjit dhe më pas të zhvillohen zgjedhjet demokratike.

 

Kurti ka kërkuar që marrëveshja e Brukselit të zbatohet, ndërsa ka theksuar se detajet për zgjedhjet e reja do t’i diskutojnë me të dërguarin e SHBA-së dhe të  BE-së javën e ardhshme.

 

“Duhet të jemi të sigurt që të zbatohet marrëveshja e Brukselit e cila e ka njohjen de-facto.. Javën tjetër, Lajçak dhe Escobar do të vijnë në Kosovë dhe do të diskutojmë detajet. Besoj në zgjedhjet të parakohshme, por fillimisht kemi nevojë për sundim të ligjit  para se te zhvillohen zgjedhjet.”

 

Kurti ka mohuar pretendimet e serbëve se policia e Kosovës ka përdorur dhunë gjatë trazirave të fundit në veri.

 

“Nuk ka evidencë që policia e Kosovës përdori dhunë. Policia e Kosovës është më profesionalja në Ballkan, ka qenë e trajnuar nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe BE-ja. Në anën tjetër kemi banditët që janë aty për destabilizuar Kosovën.”

 

Kurti nënvizoi se perëndimi u shqetësua pas veprimeve të fundit të qeverisë së Kosovës, pasi sipas tij i trembeshin presidentit Aleksandër Vuçiç se mund të destabilizonte rajonin. Po ashtu ai ka bërë thirrje që ndërkombëtaret të ndihmojnë që serbët në Kosovë të jenë të lirë të ushtrojnë të drejtat e tyre.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *