Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Nikolli apeloi të sëmurët me COVID që të mos blejnë ilaçe, nëse mjeku i familjes nuk ua rekomandon. Në një intervistë për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, me gazetarin Aleksandër Furxhi, Nikolli tha se bombolat e oksigjenit janë të dëmshme nëse përdoren pa një mjek aty pranë.

 

“Kur flasim për kurimin, duhet t’i përmbahemi recetës së mjekut të familjes, nuk duhet të blejmë bombola oksigjeni, nuk është i këshilluar për përdorim në shtëpi pa prezencën e mjekëve.”

 

Zëvendësministri i Shëndetësisë shpjegoi edhe vendimin e qeverisë për rimbursimin e ilaçeve për të sëmurët.

 

“VKM që ka dalë dje parashikon që personat që kanë nevojë kur sëmuren, duhet të kenë rimbursimm, qofshin të siguruar apo të pasiguruar. Kjo skemë kalon përmes mjekut të familjes, ai do të jetë kontakti i parë, nuk është e domosdoshme që personi i sëmurë të shkojë në farmaci, mjafton një i afërm,. Gjithë rrjeti i farmacive bëjnë rimbursimin e kësaj pakete.”

 

Albert Nikolli sqaroi se rimbursimi është parashikuar për një muaj sepse sipas studimeve, kaq është koha e nevojshme për t’u shëruar nga infeksioni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *