Aktori i mirënjohur Albano Bogdo feston sot ditëlindjen e 37-të.

Këtë vit, ditëlindja e gjeti Albanon në “Ferma VIP”, por kjo nuk do të thotë se për të nuk ka festë. Sapo akrepat shënuan 00:00, miqtë e aktorit hodhën fishekzjarre, ndërsa vetë fermerët të habitur pyesnin se kush e kishte ditëlindjen.

Pas pak minutash, ishte Elsa ajo që shkoi dhe mori dy torta që Agai i kishte për Albanon.

Ky i fundit, mes batutash, ka “kapur mat” Elsën, duke i thënë se para pak ditësh e kanë diskutuar çështjen e ditëlindjes, madje ajo i kishte gjetur edhe ashedentin, kur i kishte thënë datën dhe orën e lindjes.

“Unë të thash datën dhe orën dhe të thash ke nderin ta dish. Ty të thashë 10 herë, se më gjete edhe ashedentin. Po edhe Agai u tregua i keq, se i thash po u kujtua njeri mirë, po nuk u kujtua lëre fare”, tha Albano ndër të tjera./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *