Sfida mes Valerit dhe Nikos është kthyer në një temë diskutimi mes fermerëve. Albano është shprehur se Valeri ka më shumë ekuilibër dhe do të fitojë sfidën.

Ndërsa nga ana e tij, Valeri është shprehur se ai mund të humbi edhe sfidën më të lehtë dhe Niko gjithashtu ka mundësi të fitojë.

Valeri dhe Niko ishin dy fermerët më pak të preferuar nga publiku dhe nesër do të jenë në në një sfidë përball njëri-tjetrit.

Fermeri që do të humbasë do të lërë fermën, ndërsa tjetri do të vazhdojë garën për çmimin e madh.

Pjesë nga biseda:

Albano: I kam thënë Nikos edhe pse bën palestër, Valeri është i pamposhtur.

Valeri: Unë kam diçka tek vetja ime, unë e humb dhe palidhje dhe sfidën më të lehtë, Niko ka gjithashtu të njëjtat shanse si unë të fitojë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *