Subscribe

Ai eshte 47 vjeçar qe gjendet ne burg prej 18 vitesh. Pas  hekurave Leoni e pandeh veten ende te fortin e 20 viteve me pare, por bota jashtë ka ndryshuar shume. Gangsterët e rrugëve te Nju Yorkut nuk janë ata qe njihte ai.

 

I mbyllur ne bodrumin e mamasë se tij, pas lirimit, ai vazhdon te mendoje se eshte nje legjende, deri diten kur përballet me ate qe e spiunoi. Perballet me shqiptaret qe kane ndryshuar sjellje ne lokalet e rruget ku shëtiste dikur. Por ajo qe ska ndryshuar tek ata është besa dhe fjala e dhene.

 

“Kisha pare shume filma per mafian ruse dhe mafian italiane. Desha te beja nje film per mafian shqiptare. U njoha me nje shqiptar, pastaj me nje tjetër. I thashë te me prezantonin me të fortët e Nju Yorkut. Sa me shume i njihja  kuptoja se gjeja me e rëndësishme per ta eshte besa. Kështu qe deri ne fund nuk arrita te beja nje film per mafian, por për zakonet e shqiptareve. Filmi eshte nje dramë e nje shqiptari te forte qe do te jete i pari ne brutalitetin e eger te krimit ne Manhatan, por njëkohësisht rrëfen edhe kodin e nderit te nje krimineli.”

 

Ne rolin kryesor, regjisori Matthew Brown ka zgjedhur John Rezaj, nje shqiptar qe jeton ne Nju York, por te panjohur me pare per kinemanë.

 

Filmi “Albanian gangster” është shfaqur edhe në New York, dhe ne tiranë mberriti pas premierës ne Prishtine. “Albanian Ganster” do te jete nje film konkurrues ne disa festivale ndërkombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *