E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Albania 1 dhe Albania 2/ Rama: Satelitët do shmangin ndërtimet pa leje, do pasohen nga dronët e armatosur

“Monitorimi i vendit me satelitë, do të evidentojë ndërtimet pa leje”. Kështu është sqhprehur kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të shërbimit satelitor në Shqipëti.

 

Reklamë

Në fjalën e tij, Rama shton se sateltët, shumë shpejt do të pasohen edhe me dron të armatosur për të kompletuar sistemin e monitorimit të vendit.

 

Reklamë

“Me satelitët nuk do ketë mundësi të ndërtohen kate pa leje,. Satelitët kanë kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur në sipërfaqen e tokës në një perimetër.

 

Ne do të krijojmë një bazë të dhënash të rëndësishme që do na japin mundësi të bëjmë shumë analiza dhe në funksion të programimit për të nesërmen. Të gjitha do t’i kemi në një pasqyrë, të vëna para nesh në mënyrë të përditësuar. Do të ketë shumë sy mbi territor dhe do të jetë e pamundur që shytë ekskluzivë të monitoruseit të territorit t’i shesin shteti një informacion të gabuar duke bërë letra false.

 

Satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët. Ne kemi vendosur t’i kompletojmë dhe të marrim dronë të armatosur. Natyrisht janë për rast ekstrem kundër terrorizmit apo një armiku potencial, por dronët kanë një tërësi funksionesh në përputhje me satelitët”, tha Rama.

Më shumë video

Reklamë