Ndërsa kanë përfunduar zgjedhjet parlamentare në Australi, rezultatet e para flasin për një fitore të thellë të laburistëve, duke hapur rrugën që kryeopozitari Anthony Albanese të bëhet kryeministri i parë me një prejardhje jo anglo-kelte.

 

Kjo do të ishte qeveria e parë laburiste që australianët zgjedhin pas një dekade, ndërsa për kryeministrin aktual, Scott Morrison, zgjedhjet janë konsideruar si një referendum, pas krizës së pandemisë dhe fatkeqësive natyrore që ka përjetuar vendi.

 

Rritja e kostos së jetesës dhe ndryshimet klimatike kanë dominuar këto zgjedhje si dy çështje kyçe për votuesit.

 

Anthony Albanese, me origjinë italiane ka fituar një reputacion si mbrojtës i sistemit të kujdesit shëndetësor falas të Australisë.

 

Partia e tij është ende katër vende larg nga arritja e shumicës në parlamentin me 151 vende, por mbetet për tu parë deri në rezultatin përfundimtar nëse do të duhet një koalicion për formimin e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *