Në maj të këtij viti Albani dhe Miriami celebruan dashurinë 12-vjeçare me një martesë private në Maldive e në një intervistë dhënë asokohe Miriam tregoi se në momentin që e morën vesh që do të bëheshin prindër për herë të dytë, ishin në ishullin ekzotik..

 

“Shpirtërisht në mendjen time, ceremoninë e kemi pasur të katërt. Ka qenë edhe bebushi i dytë bashkë me ne në këtë gëzim të madh!”, u shpreh Miriam.

Muajt do të kalonin e tanimë në muajin e gjashtë, afër në të shtatin, kur barku është i rrumbullakosur, Albani na ka surprizuar me një foto të ëmbël.

 

Ai ka publikuar në Instagram, foto të Miriamit duke e shoqëruar me përshkrimin “Tre arsye për të jetuar”

 

Pas katër vitesh Ameli do të bëhet me një motër ose një vëlla e ndonëse Miriami kishte pak frikë mos vogëlushja do të ishte xheloze, nga kjo foto shohim që ajo mezi e pret që mami Miriam të lindë./Living

 

 

 

 

View this post on Instagram

 

3 arsye per te jetuar ❤️❤️❤️

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *