E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 1 orë më parë
Sport

Alban Meha rikthehet në skuadrën e Elversberg në Gjermani

Pas një aventure në Jordani se fundmi, ish-futbollisti 32-vjecar i Kombëtares Kuqezi dhe i asaj kosovare ka nënshkruar një kontratë me amatoret e Elversberg.

 

Kontrata ka afat deri në qershor 2019, me opsion zgjatje edhe një vit. Me klubin tradicional Elversberg ka luajtur me parë edhe ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Edmond Kapllani.

 

Reklamë

Klubi i Elversberg në faqen e tij zyrtare ka postuar foton ku mesfushori mban bluzen e re dhe shkruan se është një fat që një lojtar i tillë me eksperience jo vetëm në Bundesligën 1 dhe 2 por edhe me skuadra të tjera në nivel ndërkombetar në Turqi, Arabinë Saudite, e së fundi në Jordani vjen dhe i bashkohet Elversbergut.

 

Edhe Meha ka folur me superlativa për ambjentin që ka gjetur te klubi i ri ku do të kontribuojë me eksperiencën e tij, por sigurisht edhe me teknikën e lartë në përdorimin e topit apo goditjet e mrekullueshme të dënimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë