Alban Meha është futbollisti i pare shqiptare qe do te ndërroje skuadër për sezonin e ardhshëm. Lajmi është bere publik nga drejtori teknik i Konjaspor, skuadra aktuale e futbollistit, i cili ka deklaruar se Alban Meha ka nje arsye madhore, pagën tre here me te larte te skuadra e Arabisë Saudite, Al Nasr. 30-vjeçari nga Mitrovica ka pasur nje sezon fantastik ne Turqi, ku qe ne vitin e pare te skuadra e re shënoi 5 gola dhe dha 5 asiste për gol. Meha u përfshi edhe ne një debat me teknikun e kombëtares De Biasi, i cili e ka lene jashtë finaleve te evropianit France 2016. Konjaspor qe vitin e ardhshëm do te luaj ne kupat e Evropës, u mundua ta mbante ne skuadër duke i afruar 1 milionë euro ne sezon, por mesfushori shqiptar preferoi Arabinë Saudite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *