Boksieri kuqezi Alban Beqiri mbylli mbrëmjen e të enjtes rrugëtimin historik në kampionatin botëror të boksit.

 

Sportisti i Tiranës nuk mundi të bëjë dot surprizën në gjysmëfinale pasi u mposht 5-0 me pikë nga rivali rus Musaev.

 

Edhe pse i dëmtuar që në ndeshjen e dytë të këtij kompeticioni, Beqiri këmbënguli që të futej në ring për të ngritur dhe një herë lart flamurin kuqezi, ndonëse fati këtë herë nuk i buzëqeshi.

 

Ndeshja nisi më mirë për boksierin shqiptar që goditi mirë, por Musaev arriti ta shmangte e ta mbante larg kampionin e Shqipërisë. Rusi shfrytëzoi goditjet nga distanca për të marrë pikët e nevojshme, që të siguronte finalen e madhe të 6 nëntorit.

 

Megjithatë kjo mbetet një pjesëmarrje historike për Alban Beqirin. 27-vjeçari  fitoi pa vështirësi 5 ndeshje radhazi për të arritur në gjysmëfinale, ndërsa në fund u shpërblye me medaljen e bronzit, e parë për Shqipërinë në një aktivitet të këtij niveli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *