Boksieri shqiptar,Alban Beqiri arrin të kualifikohet në gjysmëfinalen e kampionatit Botëror të Boksit, duke shënuar një rezultat historik.

Sportisti i Tiranës u bë i pari boksier në historinë e Shqipërisë që kualifikohet në 4 më të mirët e botës në një kompeticion të këtij niveli.

Beqiri mposhti në çerekfinale një kundërshtar jo shumë të lehtë si Zejad Eshash nga Jordania në peshën 71 kg. Kampioni i Shqipërisë u mbrojt dhe goditi mirë, ndërsa në fund mbylli ndeshjen 4-1 në favor të tij.

Në këtë mënyrë Beqiri, përveçse siguroi kalimin në gjysmëfinale, rrëmbeu medaljen e bronztë dhe në rast të një triumfi në dy ndeshjet e mbetura ka mundësi për medaljen e artë apo të argjendtë.

Dueli i radhës për boksierin bardheblu do të jetë gjysmëfinalja, e programuar në datën 4 nëntor përballë rivalit rus Musaev.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *