E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Alarmi nga koronavirusi në Itali, shtyhen 3 ndeshje të Serisë A

Tri ndeshje të Seria A, të programuara për t’u zhvilluar këtë të diel, do të anulohen, si pasojë e situatës alarmante shkaktuar nga koronavirusi në Itali.

 

Reklamë

Qeveria italiane është detyruar të ndërpresë çdo aktivitet sportiv në zonën e Lombardisë dhe Veneto-s. Në këto dy rajone është shpallur gjendja e emergjencës.

 

Takimet e anuluara janë Inter-Sampdoria, Verona-Cagliari dhe Atalanta-Sassuolo.

 

Deri më tani, janë konfirmuar dy viktima dhe 89 persona të prekur me koronavuris.

 

Italia ka ndërmarrë një sërë masash drastike për të evituar përhapjen e virusit të rrezikshëm në nivel kombëtar.

Vazhdo të lexosh

Reklamë