Subscribe

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i ka tërhequr vëmendjen Autoritetit Kombëtar te Ushqimit, si dhe Policisë se Shtetit per te qene me vigjilent ne vendimin qe ai ka nxjerre, per te parandaluar lëvizjen e kafshëve. Vendim i cili ka si qellim parandalimin e përhapjes se sëmundjes dermatoza nodulare. Sipas ministrit deri me tani rezultojnë se janë te prekur 278 krerë, kryesisht ne verilindje. Ministri Panariti ishte nje konference per shtyp se bashku me nje ekspert veteriner nga Bashkimi Europian. Robert Coner tha se masat e marra nga Ministria jane ne përputhje me ato te europes, ndërsa i beri thirrje femeve qe te mendojnë per biznesin e tyre ne terma afatgjate.

“Shqipëria po përballet me nje sfide te madhe. Tashme e dimë qe ne verilindje ka nje numër te larte te krerëve te prekura, pra janë infektuar. Urdhri i ministrit per te parandaluar lëvizjen e kafshëve është hapi i pare. I dyti është vaksinimi qe po behet. Kjo sëmundje shkakton humbje te mëdha ne ekonomitë e këtij sektori. Ndaj do i kujtoja fermerëve qe te bëjnë kujdes, pasi humbjet e sotme do te kthen ne përfitime nesër”.

Dermatoza nodulare është nje sëmundje e dëmshme per kafshët, por jo per njerëzit. Ajo është ngjitëse dhe mund te sjelle dëmtime te mëdha per blegtoret.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *