Procesionarja e pishes ka prekur pothuajse te gjithe kuroren e gjelber te Korces.

 

Shqetesimi vjen nga banorët e këtij qyteti të cilët frekuentojnë në mënyrë  të rregullt  kodrat dhe masivin me pisha në malin e  Moraves.

 

Banorët e juglindjes kërkojnë te merren masa per parandalimin e ketij infeksioni, i cili rrezikon tharjen e pishave nese nuk nderhyhet ne kohe, edhe për të shpëtuar kurorën e gjelbër të këtij qyteti.

 

Shumë më tepër kur një pjesë e mirë e kësaj kurore, kryesisht me akacie është humbur prej vitesh nga prerjet e paligjshme. Sipërfaqe të cilën vitet e fundit bashkia ka filluar ta rimbjellë me fidanë të rinj.

Te kontaktuar, zyrtarë te drejtorise se bujqesise dhe pyjeve prane bashkise se korces shprehen se jane ne dijeni te prekjes se kurores se gjelber nga procesionarja, dhe po shikohet  mundesia e nderhyrjes mekanike.

 

Sipas tyre ajo duhet bere deri ne muajin shkurt kur vemjet ende nuk kane zbritur ne trupin e pishes. Të njëjtat burime thanë se ka pasur ndërhyrje të herë pas herëshme por pavaresisht këtyre ndërhyrjeve, procesionarja perseri mund te rikthehet nga masivet e tjera pyjore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *