Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
27 July 2026
Vizion fokus

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija e mallrave,...

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e Hormuzit! Teherani...

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet...

Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore...

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur policia rrethon...

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet financiare në...

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia i dyshuari...

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien me Iranin:...

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

Alarmi i SHBA për sulmet nga Irani, reagon Presidenca

2 Prill 13:44

Presidenca ka reaguar pas interesimit të mediave për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në kontekstin e thirrjes së bërë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës një ditë më parë.

Në një njoftim zyrtar, Zyra e Shtypit sqaron se Këshilli i Sigurimit Kombëtar është një organ këshillimor në mbështetje të Presidentit të Republikës për ushtrimin e kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke theksuar se ky këshill nuk merr vendime për çështjet që diskuton.

Referuar edhe nenit 10 të ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, që rregullon funksionimin e tij, këshilli përbëhet nga drejtues të organeve të larta shtetërore dhe titullarë institucionesh kyçe, ndërsa funksioni i tij është të shërbejë si forum për diskutimin e rekomandimeve që Presidenti përgatit për institucionet ligjzbatuese dhe ato përgjegjëse për sigurinë.

Në të njëjtën kohë, bëhet me dije se Presidenti i Republikës është në kontakt të përditshëm me institucionet pjesë e këtij këshilli dhe informohet vazhdimisht për çdo situatë, skenar dhe masat e marra në kuadër të protokolleve të sigurisë.

Presidenca thekson se të gjitha institucionet relevante janë vigjilente dhe në ndjekje të plotë të situatës, ndërsa mekanizmat ekzekutivë të sigurisë janë aktivë dhe funksionalë. Po ashtu, bashkëpunimi institucional dhe ai me partnerët ndërkombëtarë vlerësohet në nivele shumë të larta.

Presidenti vijon komunikimin me institucionet përgjegjëse për sigurinë publike dhe kombëtare, të cilat janë në koordinim të vazhdueshëm me partnerët dhe në krye të detyrës për përmbushjen e detyrimeve kushtetuese dhe ligjore.
Neni 10 i ligjit nr. 64/2014 “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”

Këshilli i Sigurimit Kombëtar
1. Këshilli i Sigurimit Kombëtar është organ këshillimor, i cili mbështet Presidentin e
Republikës në ushtrimin e kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese e ligjore.
2. Këshilli i Sigurimit Kombëtar kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe thirret prej tij sa
herë që e gjykon të nevojshme e sipas një rendi dite të përcaktuar.
3. Anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë:
a) Kryetari i Kuvendit;
b) Kryeministri;
c) Ministri i Mbrojtjes;
ç) Ministri Punëve të Jashtme;
d) Ministri i Drejtësisë;
dh) ministri përgjegjës për punët e brendshme;
e) ministri përgjegjës për financat;
ë) ministri përgjegjës për transportin;
f) ministri përgjegjës për energjinë;
g) kryetari i komisionit të përhershëm parlamentar përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes;
gj) Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura;
h) Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit.
i) Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
4. Në raste të veçanta, Presidenti i Republikës mund të ftojë pjesëmarrës të tjerë.
5. Në rast se anëtarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar për arsye objektive nuk mund të
marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit, ata autorizojnë zëvendësit e tyre, duke marrë miratimin
paraprak të Presidentit.
6. Këshilli i Sigurimit Kombëtar diskuton dhe jep mendime për çështje të sigurisë, të
mbrojtjes, të armë- kontrollit dhe për çdo çështje tjetër në fushën e sigurisë kombëtare.
7. Këshilli i Sigurimit Kombëtar nuk merr vendime.
8. Mbledhjet e tij zhvillohen të mbyllura.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e qytetarëve! Mirënjohje zjarrfikësve dhe banorëve për angazhimin

më shumë...

Fier/ Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja e zjarrfikësve vë nën kontroll flakët

më shumë...

Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat

më shumë...

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur policia rrethon makinën e Refit Buzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:05

Rusia godet portet e Ukrainës! Mbytet anija...

10:30

Iran-Oman, përparim në bisedimet për Ngushticën e...

10:05

Zjarret në Vlorë, Lamallari: Prioritet mbrojtja e...

9:43

Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do...

9:01

Fier/ Zjarr në kodrat e Peshtanit, ndërhyrja...

8:53

Nisma, afat i ri për regjistrimin e...

8:44

Vrau veten pasi liroi ish-partneren, momenti kur...

8:27

“Credins”, jo vetëm kredi! Të gjitha shërbimet...

8:19

Sulmi në Berlin Pride, vritet nga policia...

8:06

Biznesi, i pakënaqur me programin “Dyfisho ndërmarrjen”

7:40

Waltz zbulon planin e Trump për marrdhënien...

7:10

Dita e 57-të e protestës në Tiranë,...

6:43

Trafik i rënduar drejt Shëngjinit, fluksi i...

6:27

Shpërthen cisterna e naftës në Hormuz

5:58

Zjarri në Pyllin e Sodës nën kontroll,...

5:51

Interes për praktikat e punës, deri më...

5:39

Irani: Është bërë përparim në bisedimet me...

5:28

Raketa ruse godet një lagje të Kharkivit,...

4:55

Flakët në Vlorë marrin përmasa të mëdha,...

4:37

Bllokohet për 4 orë pika kufitare e...

Më të klikuarat

  • Nisma, afat i ri për regjistrimin e tokës bujqësore në fshat
  • Aksidenti me vdekje në Vlorë, punëtorët mbetën të bllokuar m...
  • Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partner...
  • Deklarata e fortë e Putin: Ukraina do të ndahet në disa pjes...
  • Aksident i rëndë në Vlorë! Përmbyset furgoni me punëtorë, nj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.