Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e koronavirusit në Afrikë.

 

 

“Ekziston një evolucion dramatik i epidemisë, me një rritje gjeografike të numrit të vendeve dhe gjithashtu në numrin e të infektuarve”, tha Rebecca Moeti, drejtore rajonale e OBSH-së për Afrikën.

 

“Në kontinent ka 39 vende me rreth 300 raste në ditë dhe për më tepër masat e izolimit janë të vështira për t’u miratuar atje ku jeta në komunitet është shumë e ngushtë”, shtoi ajo.

 

Ndërkohë drejtori i emergjencave i OBSH-së, Michael Ryan tha se: “OBSH ka zyra në çdo vend partner në Afrikë. Ne këtu kemi mbështetur planifikimin kombëtar kundër koronavirusit. Ne gjithashtu jemi duke u përpjekur të japim më shumë mbështetje sa i përket pajisjeve mjekësore. Të gjitha vendet kanë nevojë për ndihmë. Por askush nuk duhet të jetë i sigurt derisa të shpëtohen të gjithë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *