E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Alarmi i mjekëve: 1 në 5 fëmijë ka çrregullime mendore

1 ne 5 fëmije ne vendin tone ka probleme me shëndetin mendor. Çrregullimet e zhvillimit, psikozat e hershme, ankthet dhe anoreksitë janë diagnozat me te shpeshta tek pacientet e vegjël. Edhe pse shifrat e semundshmerise jane alarmante, numri i fëmijëve qe i drejtohen shërbimeve te specializuara është i ulet. Stigma e prindërve eshte shkaku kryesor qe fëmijët me probleme mendore mbahen larg mjekut.

 

Ne ditën botërore te fëmijëve, Ministria e Shendetesise me ndihmën e Bashkisë dhe drejtoria e  Albkontroll kane rehabilituar tërësisht spitalin e psikiatrisë te fëmijëve.

 

Spitali i psikiatrisë se fëmijëve ka te gjitha kushtet dhe standardet bashkëkohore per trajtimin dhe terapitë e te vegjëlve qe vuajnë nga problemet e shëndetit mendor.

Më shumë video