Analisti Agim Baçi, i ftuar këtë të enjte në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, analizoi alarmin e dhënë nga ambasada e SHBA në vendin tonë, lidhur me sulme të mundshme nga Irani.
Ai tha se nuk ka vend për panik, megjithatë duhet treguar kujdes.
Pjesë nga biseda:
Baçi: Falë Zotit, historia e Shqipërisë është se Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë pjesë e sulmeve të këtij lloji.
Borakaj: Edhe ISIS kishte atë mesazhin: “Do vijnë ditë të zeza për ju.”
Baçi: Që të vijë një raketë këtu duhet shumë.
Kume: Nuk duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare?
Baçi: Nuk ka vend për panik, por as për nënvlerësim.
Kume: Këshilli i Sigurisë duhet të ishte mbledhur me kohë.





