Subscribe

Vijon skandali me shitjen e ilaçeve të pankotrolluara dhe me rrezik për jetën e pacienevetë.

Ratinidinë  është ilaci i përfshirë në listën e medikamenteve që janë zbuluar me përmbajtje kancerogjene.

Për të arsye të gjithë pacientët që deri me tani kanë përdorur “Ranitidinën” duhet të ndalojnë së përdoruri.

Lajmi është bërë publik fillimisht nga Administrata Amerikane për Barna dhe Ushqime si dhe të Agjencia Evropiane e Barnave.

Pas testeve laboratorike në këtë ilac është gjendur një lloj lëndë që klasifikohet si kancerogjene.

Edhe pse farmacistët refuzojnë të flasin, për momentin është bërë tërheqje vullnetare nga tregu, nga disa prej firmave që janë prodhuese dhe distribuese të këtij bari. Ndërsa agjencia e barnave e quan këtë këtë aksion si këshillim.

Në rast se pacientët e marrin ilacin pa recetë rekomandohen të zëvëndësojnë me një tjetër.

Ndërsa ata që e marrin me recetë, dhe duan ta ndërpresin, duhet të flasin me mjekun që ai tu zvëndësojë mjekimin.

Italia është vendi i pari i cili ka bërë tërheqjen e ilacit nga të gjitha farmacitë.

Por ranitidina nuk është i vetmi ilac i hequr nga tregu italian. Agjencia Italiane e Ilaçeve ka ndaluar Buscopan, Almus, Zantac, dhe produkte të tjera.

Sipas mediave italiane ilaci është prodhuar në Indi.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *