E diel, 4 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Alarmi/ Bregu i lumit Devoll në Kuçove i kthyer në kazan masiv mbetjesh

Me  tonelata  mbetje depozitohen çdo vit në bregun e lumit Devoll, pranë Kuçovës. Sipërfaqja  shfrytëzohet si vendgrumbullim mbetjesh prej 30 vjetësh e vijon edhe ne ditët e sotme . Me reformën e re territoriale janë shtuar mbetjet urbane të ish-Komunave Perondi dhe Lumas dhe Kozare .

 

Reklamë

Fusha, e cila dikur shfrytëzohej për bujqësi, sot është kthyer në një kazan masiv mbetjesh e shndërruar në gangrenë për Bashkinë e Kuçovës dhe jo vetëm.Me derdhjen në det, lumi Devoll merr me vete substanca të rrezikshme.

Përpjekjet e Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë e Kuçovës nuk mjaftojnë për të zgjidhur një problem të mbartur prej vitesh.

 

Së shpejti do të vihet në jetë një projekt financim zviceran 80 perqind dhe 20 përqind nga bashkia Kucove .

 

Nga drejtoria shërbimit pranë bashkisë Kucovë mësohet se si fillim ne kemi nisur të stabilizojmë infrastrukturën aq problematike në këtë zonë ndërsa do të vijojmë me rehabilitimin e zonës ku janë hedhur mbetjet urbane duke imbuluar me  dhe mbjellë me pemë , -thotë Petrit Shyti, shef shërbimi Bashkisë  Kuçovë.

 

Gjithsesi derisa projektet  për landfill të realizohet, ish-fusha bujqësore që dikur prodhonte perime do të prodhojë vetëm substanca të rrezikshme, të cilat me rrjedhën e lumit Devoll e transportojnë rrezikun në det.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë