E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Alarme për bomba në shkollat e Serbisë/ Evakuuohen nxënësit e mësuesit

Opinioni serb dhe institucionet arsimore serbe janë alarmuar sërish.

 

Pas ngjarjeve të njëpasnjëshme tragjike në shkollat serbe, së fundmi kanë ardhur dhe kërcënime në një shkollë fillore për bombë.

 

Reklamë

Të mërkurën institucionet arsimore serbe u pushtuan nga emaile të shumta që ngrinin alarme për bomba. Emailet u dërguan në adresë të 78 shkollave fillore dhe 37 të mesme në Beograd.

 

Bëhet me dije se policia është mobilizuar në mënyrë të menjëhershme duke zbarkuar nëpër shkolla për të hetuar nga afër rastet e raportuara. Ata kanë evakuuar nxënësit dhe mësuesit për t’i mbajtur larg një rreziku në mundshëm.

 

Deri më tani duket se disa nga alarmet kanë rezultuar të rreme sepse nuk ka patur raportime për bomba të gjetura në shkolla, por duhet të presim reagimin zyrtar të policisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë